Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

NATO përgatitet për stërvitjen më të madhe ushtarake në disa dekada

Bota E premte, 19 Janar 2024 18:10
NATO përgatitet për stërvitjen më të madhe ushtarake në disa dekada
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

NATO javën e ardhshme do të fillojë një nga stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake në disa dekada, e cila ka për qëllim të tregojë se aleanca perëndimore është e gatshme të mbrojë territorin e saj në kufirin me Rusinë, tha një zyrtar i saj në Bruksel. Në stërvitjen, që do të zgjasë disa muaj, do të angazhohet një personel ushtarak prej 90 mijë trupash.

Stërvitja vjen në një kohë kur në sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës asnjëra palë nuk po përparon. NATO nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në këtë konflikt, megjithëse shumë vende anëtare kanë dërguar armë në Ukrainë dhe kanë stërvitur forcat e saj ushtarake.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Disa muaj para se Presidenti Vladimir Putin të urdhëronte trupat e tij të sulmonin Ukrainën në shkurt të vitit 2022, NATO filloi të shtonte praninë e saj me trupa dhe pajisje në krahun e saj lindor, që kufizohet me Rusinë dhe Ukrainën. Ky ishte përforcimi më i madh ushtarak i aleancës perëndimore që pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Manovrat ushtarake kanë për qëllim të frenojnë Moskën nga vënia në shënjestër e vendeve anëtarë të NATO-s, që kufizohen me Rusinë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Stërvitja “Steadfast Defender 24” “do të dëshmojë se NATO mund të kryejë operacione të ndërlikuara në shumë fusha dhe në çdo kohë për disa muaj në një hapësirë prej mijëra kilometrash, nga pjesa më e largët veriore e Evropës deri në atë qendrore dhe lindore”, tha një zyrtar i aleancës me 31 vende anëtare.

Trupat do të dislokohen në Evropë deri në fund muajit maj, në kuadër të asaj që NATO e quan “simulim i skenarëve emergjent të konfliktit me një armik të afërt”. Sipas planit të ri të NATO-s për mbrojtjen, armiqtë e saj kryesorë janë Rusia dhe organizatat terroriste.

Mund t'ju interesojë

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Para 8 minutash
Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirr...

Para 44 minutash
Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Para 10 orësh

“Aleanca do të tregojë aftësitë e saj në përforcimin e zonës Euro-Atlantike përmes lëvizjes transatlantike të forcave të saj nga Amerika e Veriut”, tha për gazetarët komandanti suprem i NATO-s, gjenerali amerikan Christopher Cavoli. Gjeneral Cavoli tha se stërvitja do të tregojë “unitetin, forcën dhe vendosmërinë tonë për të mbrojtur njëri-tjetrin”.

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer tha se kjo do të tregojë se “ne mund të sjellim një numër rekord trupash dhe të zhvillojmë një stërvitje brenda një territori të madh, në të gjithë aleancën dhe oqeanin (Atlantik) nga Shtetet e Bashkuara në Evropë”. Admirali Bauer tha se ky është “një ndryshim i madh” krahasuar me numrin e trupave në stërvitjet e vitit të kaluar. Sekretari britanik i mbrojtjes Grant Shapps tha se, në kuadër të stërvitjes së NATO-s, Britania do të angazhojë 20 mijë trupa, avionë luftarakë, luftanije dhe nëndetëse, një pjesë e të cilave do të dislokohen në Evropën Lindore nga muaji shkurt deri në qershor. /VOA/

Etiketat e lidhura

nato
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 8 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 44 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 45 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.