NATO-Rusi, takim për herë të parë pas dy vitesh
Zyrtarët e Atlantikut të Veriut dhe diplomatë rusë do të takohen gjatë javëve në vijim për herë të parë pas dy viteve të cilat janë karakterizuar nga marrëdhëniet e tensionuara, për shkak të çështjes së Krimesë.
Përgjatë kësaj kohe, palët kanë mbajtur disa kanale ushtarake komunikimi të hapura, por kjo është hera e parë që ata do të diskutojnë në mënyrë konstruktive. Lajmi u përcoll fillimisht nga sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stolenberg, i cili tha se NATO dhe Rusia do të diskutojnë për konfliktin e Ukrainës dhe në veçanti për implementimin e marrëveshjes së Minskut.
Ai tha se do të ketë gjithashtu bisedime në lidhje me një sërë çështjesh me rëndësi, përfshirë mundësitë e uljes së tensionit të krijuar mes palëve.
Megjithatë, Stolenberg deklaroi se situata nuk do të shkojë drejt normalizimit për aq kohë sipas tij, sa Rusia nuk do të pranojë që të respektojë ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

