NATO: Rusia të tërheqë forcat dhe pajisjet nga Ukraina
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri sërish sot thirrje Rusisë që të ndërpresë mbështetjen ndaj separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës dhe të tërheqë forcat dhe pajisjet ushtarake nga vendi, përfshirë edhe nga Krimeja që ka aneksuar.
“Rusia duhet të ndërpresë mbështetjen ushtarake dhe të tërheqë forcat dhe pajisjet e saj ushtarake nga territori ukrainas”, deklaroi ai.
“Krerët e shteteve dhe qeverive të Aleancës do të tregojnë mbështetjen e tyre të vendosur ndaj këtij vendi kur të presin presidentin, Petro Poroshenko në mbledhjen e tyre të ardhshme në Varshavë në korrik”, theksoi Stoltenberg.
KOHA JONË SONDAZH

