NATO s’na mbron dot

Shtetet aziatike dhe Rusia po ecin me hapa të mëdhenj në garën e armatimit. Analistët paralajmërojnë: NATO nuk mund të mbrojë aleatët e saj europiano-lindorë në rast lufte

Spiegel

Raketa, dronë dhe armë kibernetike- kjo teknologji lufe po i jep për momentin NATO-s një epërsi ushtarake ndaj pjesës tjetër të botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por sidomos shtetet aziatike po e marrin veten me shpejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu thuhet në raportin mbi bilancin ushtarak në planet, përgatitur nga Instituti prestigjioz për Studime Strategjike me qendër në Londër (IISS).

“Superioriteti ushtarak i Perëndimit po gërryhet me shpejtësi,” tha drejtori i këtij instituti, John Chipman gjatë prezantimit të raportit.

Kjo vjen për shkak se të zhvillosh teknologji të reja shpesh është më e lirë se armët konvencionale.

Kështu, numri i shteteve që përdorin dronë në luftime është dyfishuar në pesë vitet e fundit.

Kina ka eksportuar avionë pa pilotë në Nigeri dhe Irak.

Disa fakte pikante nga raporti:

-Shtetet aziatike japin çdo vit rreth 90 miliardë euro më shumë për mbrojtjen se anëtarët europianë të NATO-s.

-Numri i batalioneve ushtarake në vendet europiane të NATO-s ka rënë gjatë 15 viteve të fundit nga 649 në 185.

-Numri i avionëve luftarakë britanikë ka rënë nga 475 në vitin 1991 në vetëm 194, ndërsa në Francë kanë rënë nga 579 në 271.

IISS kërkon si reagim një bashkëpunim më të mirë mes NATO-s dhe BE-së.

Kështu mund të përgjigjen edhe ndaj ndjenjës së frikës që ka kapluar shumë vende të Europës Lindore nga kërcënimi rus.

Instituti londinez e sheh veçanërisht me shqetësim rritjen ushtarake të Rusisë.

Raketat e reja ruse dhe sistemi i ri i tankeve ruse mund të vënë thelbësisht në pyetje sistemin e mbrojtjes së NATO-s ndaj vendeve të Europës Lindore.

“Garancia e NATO-s ndaj anëtarëve lindore është bazuar mbi pretendimin se mbrojtja e tyre mund të përforcohet shpejt. Por Rusia përdor pajisje ushtarake që mund të parandalojnë diçka të tillë, duke penguar ndrhyrjen me operacione në rajonin e Baltikut”.

Moska i rriti shpenzimet e saj ushtarake në vitin 2015 me një përqindje dyshifrore. MAPO

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?