NATO tregon forcën, trupat e Britanisë dhe SHBA i bashkohen stërvitjes në Maqedoni

Lufta Rusi-Ukrainë është duke vazhduar me intensitet të lartë, kryesisht në rajonet Kharkiv dhe Mariupol, teksa kreu i Kremlinit, Vladimir Putin nuk ka shfaqur ende sinjale për një përfundim të ofensivës ushtarake.

Ndërkohë në krahun tjetër aleanca e vendeve perëndimore vazhdon t’i dërgojë Rusisë sinjale, duke tentuar të afrojë në gjirin e NATO-s dy vendet fqinje, Suedinë dhe Finlandën.

Përveç kësaj tentative, NATO është duke zhvilluar edhe një stërvitje ku mijëra ushtarë nga 19 vende marrin pjesë. Shfaqja e forcës në këto “lojëra” luftarake nga ana e aleancës po zë vend në fqinjin lindor të Shqipërisë, pikërisht Maqedoninë e Veriut.

Stërvitja “Swift Response 22” përfshin 4,500 trupa nga SHBA, Britania, Franca, Italia dhe vende të tjera aleate dhe po zhvillohet në një kohë që agresioni rus kundër zgjerimit të perceptuar perëndimor është duke u rritur.

SHKARKO APP