Ndahet nga jeta legjenda e WWE pas një beteje të gjatë më kancerin

Legjenda e Wrestling dhe ylli i WWE Bobby “The Brain” Heenan ka vdekur në moshën 72-vjeçare. Që nga viti 2002 “The Brain” ishte përfshirë në një luftë të gjatë dhe të dhimbshme me kancerin e fytit që i mori jetën të shtunën. Në një sport të mbushur me personalitete të mëdha, Heenan i njohur për ndjenjën e tij sarkastike të humorit dhe karakterit të zymtë, arriti që të jetë një nga figurat më të mëdha. Ai e ka nisur karrierën kur ishte adoleshent duke shitur pije freksuese dhe mbajtur çanta për mundësit në Çikago. Në moshën 21-vjeçare u përfshi në mundje dhe pastaj u bë menaxher. Në këtë mënyrë  zhvilloi karakterin e tij që vazhdoi ta luajë gjatë gjithë karrierës. Ai u bë pjesë e Shoqatës amerikane të Wrestling gjatë viteve 1960 dhe 70, duke u njohur si  “The Brain”, por gjatë një ndeshje në vitin 1983 në Japoni dëmtoi qafën. Heenan u shërua dhe në 1984 arriti të bëhej menaxher në WWE, duke u marrë famë në të gjithë botën. Me plagët e tij në qafë e kishte të pamundur  të vazhdonte ndeshjet në ring ndaj, Heenan bëri lëvizjen e rradhës duke u bërë komentator  me kohë të plotë në vitin 1991.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?