Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:45 Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura Policia ka nisur krehjen e zonës me qëllim arrestimin e autorëve të mundshëm të vrasjes së Selami Hasanit dhe plagosjes së rëndë të vëllait…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ndahet nga jeta ministri Wolfgang Schäuble! U shua një institucion politik gjerman

Bota E mërkurë, 27 Dhjetor 2023 13:14
Ndahet nga jeta ministri Wolfgang Schäuble! U shua një institucion politik gjerman
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Politikani i njohur gjerman nga radhët e Partisë Kristiandemokrate, Wolfgang Schäuble ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare. Ai ka mbajtur pozicione shumë të larta shtetërore. Ndaj tij është kryer edhe një atentat.

Ish-presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schäuble ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Politikani i CDU u shua në qetësi, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë, në shtëpi me familjen e tij të martën në mbrëmje rreth orës 20:00, kumtoi familija. Në karrierën e tij të gjatë politike, Schäuble ka mbajtur poste të shumta politike në institucione të ndryshme. Nga skena politike e vendit largohet një institucion i vërtet politik. Një politikan me pasion, një person që me energji e përkushtim ka ushtruar detyrat e tij të shumta politike. Një njeri që nuk u përkul kurrë nga goditjet e rënda të fatit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Wolfgang Schäuble (i lindur më 1942) ishte diçka si vetë historia politike e Republikës Federale të Gjermanisë. Politikani i CDU ka qenë deputet i Bundestagut pa ndërprerje që nga viti 1972. Ky është një rekord: në rreth 150 vjet të historisë kombëtare parlamentare, askush nuk e ka arritur këtë para tij. Një jetë pa politikë ishte e paimagjinueshme për Schäuble.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Unë jam një parlamentar me pasion”, thoshte ai vazhdimisht. I pyetur në një intervistë se si ndihej që kishte formësuar politikën në Bundestag për rreth gjysmë shekulli, Schäuble u përgjigj – me një buzëqeshje enigmatike, me sytë që vezullojnë, e ndoshta edhe me një prekje ironie intelektuale që ishte tipike për të: “Kështu mund ta shihni se sa argëtuese mund të jetë politika”.

Mund t'ju interesojë

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike

Para 1 ore
Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Para 2 orësh
Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Para 15 orësh

Wolfgang Schäuble: “Jeta është shpresë”

Dy pika kthese formësuan jetën politike dhe private të këtij burri nga Badeni: një tentativë vrasjeje në vitin 1990, e cila e detyroi atë të jetonte në karrocë invalidi që atëherë. Dhjetë vjet më vonë atij iu desh të hiqte dorë nga udhëheqja e partisë CDU dhe bashkë me të nga perspektiva për t’u bërë një ditë kancelar.

I biri i një politikani lokal të CDU-së nga Freiburgu ka studiuar për ekonomi dhe më vonë u bë edhe doktor i shkencave juridike. Helmut Kohl, kancelar i sapozgjedhur asokohe, e thirri atë në selinë e atëhershme të qeverisë në Bonn në vitin 1984. Ai u emërua shef i Kancelarisë dhe kështu organizator i pushtetit. Në vitin 1989, Schäuble u bë Ministër i Brendshëm, ndërsa momenti i përshtatshëm politik e katapultoi atë në qendër të vëmendjes. Pas rënies së Murit, ai luajti një rol kyç në negocimin e traktatit të bashkimit midis Republikës Federale të Gjermanisë dhe RDGJ. Vetëm disa javë më vonë, më 12 tetor 1990, një i sëmurë mendor qëlloi me armë zjarri dhe e plagosi rëndë Schäublen në një tubim elektoral. Që atëherë ai ka qenë në një karrocë invalidi – i paralizuar nga rruaza e tretë torakale e poshtë.

Dorëzimi nuk ishte opsion për të! Ai nuk hezitoi shumë gjatë. Tha me vete: “Nuk mund ta ndryshoj fatin, por do të jetoj sa të jem gjallë”. Gjashtë javë pas sulmit, ai dha konferencën e tij të parë për shtyp ndërsa ishte ulur në një karrocë invalidi.

Vorbulla e aferës së donacioneve të partisë CDU

Në vitin 1998, Wolfgang Schäuble u bë kryetar i CDU-së. Kancelari Helmut Kohl vazhdimisht theksonte se do të dëshironte që Schäuble të ishte pasardhësi i tij si kancelar. Gjërat rrodhën ndryshe. Në fund të vitit 1999 u bë e ditur se kishte donacione të paligjshme partiake për CDU dhe llogari sekrete gjatë kohës së kancelarit Helmut Kohl. Vetëm disa javë më vonë, Wolfgang Schäuble pranoi se kishte marrë 100.000 euro nga një tregtar armësh për fondet e fshehta të CDU-së. Ai dha dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë. Ishte kjo një “goditje e fortë”, tha Schäuble në një intervistë me NZZ.

Ministër me parime

Gjatë viteve kur CDU ishte në opozitë (1998-2005), Wolfgang Schäuble u përqendrua në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Në koalicionin e madh nga viti 2005, ai fillimisht u bë ministër i Brendshëm e më pas edhe ministër i Financave. Opozita e quante ate “një qen i ashpër”. Për shembull, ai mbështeti një ligj të sigurisë së aviacionit që mundësonte rrëzimin e një avioni që është rrëmbyer nga terroristët. Propozimi dështoi.

Nën kujdesin e tij si Ministër i Financave (nga viti 2009), kaloi paketa më e madhe ligjore e masave shtrënguese në historinë e Republikës Federale. Wolfgang Schäuble nuk bëri vetëm miq me këtë vendim. Gjatë krizës së euros, ai u bë armik i shumë grekëve sepse vendosi disiplinë të rreptë kursimesh në vend.

Posti më i mirë – kryetar Parlamenti

Në tetor 2017, Wolfgang Schäuble u bë president i Bundestagut – njeriu i dytë në shtet. Por për të ishte ndoshta zgjidhja më e mirë e mundshme. Wolfgang Schäuble ishte shumë i respektuar në këtë post dhe një nga oratorët më të mirë. Me mendjen e tij të mprehtë, kuptimin e thellë të demokracisë dhe humorit gjerman, ai i drejtonte seancat e Bundestagut si askush tjetër.

“Parlamentari i pasionuar” ndoshta kishte gjetur pozicionin e tij të ëndrrave. Ai edhe për AfD-në populiste dhe rebele të krahut të djathtë të respektonte rregullat parlamentare – me kundërfjalime të mprehta, qortime dhe gjoba. Por ai qortonte edhe kancelaren Angela Merkelkur ajo e kalonte kohën e saj të të folurit. Schäuble ishte një autoritet i padiskutueshëm parlamentar dhe i tillë

tillë qëndroi deri në fund, edhe pas zgjedhjeve të vitit 2021 kur ishte vetëm një deputet “normal” i Bundestagut. Dikush si Wolfgang Schäuble nuk mund ta imagjinonte kurrë të mos ishte më anëtar i Parlamentit.

Burim frymëzimi edhe në pleqëri

Wolfgang Schäuble mbeti një burim idesh, një vizionar politik konservator dhe burim frymëzimi deri në pleqëri. Ai gjithmonë kërkonte sfida intelektuale. Në fillim të vitit 2021 ai publikoi një libër me titull: “Përvojat e kufijve – si rritemi nëpër kriza”. Libri është diçka si kredo e jetës së tij si politikan. Ai tregonte kuriozitetin e Schäuble-s, i gëzohej shkëmbimit të argumenteve dhe argëtohej me risitë. Wolfgang Schäuble e shihte edhe pandeminë korona si një mundësi për të kapërcyer “palëvizshmërinë” në Gjermani. “Shumë njerëz në vendin tonë mendojnë se ndryshimi është i nevojshëm”, thoshte ai.

Një fjali mund të jetë ndoshta edhe lajtmotiv i jetës së tij: “Ne kemi lirinë për ta bërë botën në të cilën jetojmë më të mirë, kemi lirinë të bëjmë gjëra të mëdha”. Wolfgang Schäuble besonte në këtë, në kohën e jetës së tij. Ai la pas vete gruan e tij Ingeborg dhe katër fëmijë./DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 3 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit
Para 10 minutash

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin
Para 17 minutash

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir
Para 25 minutash

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 22 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.