Ndahet nga jeta në moshën 53-vjeçare ish-ministri, vuante nga kanceri në mushkëri
Deputeti konservator, njëherazi dhe ish ministri i Brendshëm James Brokenshire, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare, si pasojë e kancerit në mushkëri.
“James vdiq paqësisht në spitalin Darrant Valley mbrëmë, me anëtarët e familjes pranë shtratit”, thuhet në deklaratën e familjarëve, siç raporton Independent.
Familjarët bënë me dije se James ishte në spital që të dielën, kur gjendja iu përkeqësua papritur. Ish-ministri ishte baba i tre fëmijëve, ndërsa fillimisht ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri në 2018, por pas trajtimit të suksesshëm, ishte emëruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme në shkurt të vitit të kaluar.
Vdekja e tij bashkoi politikanët pa dallim të cilët i kanë shprehur ngushëllime familjes.