“Ndaloni të gjitha udhëtimet për në Kinë”, SHBA thirrje të fortë për amerikanët

Shtetet e Bashkuara kanë këshilluar shtetasit amerikanë, që të ndalojnë të gjitha udhëtimet në Kinë, pas deklarimit të një emergjence globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).DASH

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri është rritur në atë vend aziatik, dhe po vazhdon përhapja e infeksionit, edhe në pjesë tjera të botës.

Një njoftim i postuar në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit më 30 janar thotë: “Mos udhëtoni në Kinë për shkak të koronavirusit të ri të identifikuar për herë të parë në Vuhan”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet kineze kanë zbuluar 9.692 raste të konfirmuara me virusin derisa numri i vdekjeve ka arritur në 213 njerëz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesa më e madhe e rasteve kanë qenë në qytetin Vuhan, që konsiderohet epiqendra e shpërthimit, dhe në provincën Hubei.

Numri në rritje bëri që Organizata Botërore e SHëndetësisë, të deklarojë një emergjencë globale. Organizata e përshkruan situatën si një “ngjarje të jashtëzakonshme” që përbën një rrezik për vendet e tjera dhe kërkon një reagim të koordinuar ndërkombëtar. REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?