Ndërhyrja në Siri, SHBA: Na pengoi Anglia

Plani i Barak Obamës për ndërhyrjen ushtarake në Siri u ndal befas nga David Cameron dhe Parlamenti britanik. Kështu deklaroi kryediplomati amerikan John Kerry, duke fajësuar Mbretërinë ishullore për dështimin e politikës me Sirinë.

Vite më parë, Obama tha se do të bombardonte regjimin sirian nëse do të përdorte armë kimike, por edhe pasi kjo u provua, Shtetet e Bashkuara nuk e mbajtën premtimin, diçka që konsiderohet si njolla më e keqe në trashëgiminë e Obamës.

Vota e Parlamentit britanik konsiderohet prej kohësh nga Obama e të tjerë, si një faktor që ndali planin, por Kerry e hedh të gjithë fajin mbi Britaninë, vetëm një javë pas përballjes diplomatike me kryeministren Theresa May për rezolutën e OKB-së që dënoi Izraelin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Presidenti i Amerikës vendosi të përdorë forcën dhe e tha këtë publikisht për të reaguar ndaj shkeljes së ligjit ndërkombëtar dhe ‘vijës së kuqe’ që ai kishte zgjedhur. Por David Cameron zgjodhi të kërkonte lejen e Parlamentit dhe dështoi atje”, deklaroi Kerry, duke shtuar se kjo bëri që edhe Obama të konsideronte lejen e Kongresit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, kjo vonoi ndërhyrjen dhe më pas, arritja e paktit për eliminimin e armëve kimike të Sirisë e nxorri atë jashtë loje. Diplomati amerikan deklaroi se perceptimi i shumë njerëzve, se Obama po kërkonte një rrugë tjetër pavarësisht premtimit, ishte ai që lëndoi më shumë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?