Ndodh mrekullia në Kinë! Foshnja e infektuar me koronavirus, shërohet plotësisht pa ndihmën e ilaçeve

Një foshnjë e porsalindur nga një nënë e infektuar me koronavirus në Wuhan, ka arritur të shërohet plotësisht, pa ndihmën e ndonjë ilaçi.

Foshnja 17-ditëshe e seksit femër u transferua në Spitalin e Fëmijëve në Wuhan sapo erdhi në jetë, ku u diagnostikua me virusin vdekjeprurës, i cili në gjuhën mjekësore njihet si Covid-19.

Ajo kishte vështirësi në frymëmarrje dhe disa dëmtime në zemër, por pasi simptomat e saj nuk ishin serioze, mjekët vendosën ta linin sistemin imunitar të foshnjës të luftonte me virusin.

Dhe rezultati ishte mahnitës! Foshnja arriti të shërohej plotësisht, pa qenë nevoja të përdorte ndonjë ilaç.

Duke folur për televizionin shtetëror kinez, CCTV, Dr. Zeng Lingkok nga Departamenti i Spitalit të Neonatologjisë, tha:

Ajo kishte vështirësi jo serioze në frymëmarrje, nuk kollitej dhe nuk kishte ethe, ndaj ne e trajtuam vetëm për gjendjen e saj të miokardit.
Mjekët thonë se foshnja e quajtur Xiao Xiao është rikuperuar plotësisht nga problemet që pati në zemër, si dhe nga koronavirusi. Vogëlushja e porsalindur e la spitalin pasi testet e mëvonshme rezultuan negative.

Megjithatë, mjekët janë shprehur tejet të shqetësuar për faktin se koronavirusi mund të transmetohet nga nëna tek foshnja e porsalindur, pasi edhe një vogëlush u diagnosikua me koronavirus 30 orë pasi erdhi në jetë.

Kujtojmë këtu se në Kinë janë regjistruar mbi 77 mijë raste të koronavirusit, ku mbi 2,500 prej tyre kanë humbur jetën.

Koreja e Jugut është vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi, me 883 raste të konfirmuara dhe shtatë viktima.

Ndërsa vendi i tretë më i prekur nga virusi vdekjeprurës është Italia, me 7 vdekje dhe mbi 220 raste të konfirmuara.

SHKARKO APP