Ndryshimet klimatike me kosto të rëndë financiare, 1.8 trilion $ vetëm për Amerikën

Ndryshimet klimatike kanë edhe një kosto të rëndë financiare nga mbrapa. Uraganet e fuqishëm, tornadot dhe shirat e rrëmbyeshëm që janë si pasojë e ndryshimeve klimatike sjellin me qindra milionë dollar humbje.

Instituti amerikan për studime Oqeanike dhe Atmosferike ka njoftuar se vetëm për Amerikën, që nga viti 1980, ndryshimet klimatike kanë kushtuar 1.875 trilion dollarë.

Vendet e ndryshme të Perëndimit kanë filluar që ta adresojnë këtë problematikë. Amerika iu bashkua këtë të premte Marrëveshjes së Parisit për Klimën. Në një intervistë për televizionet amerikane, i dërguari special për Klimën, John Kerry, thotë se me këtë ritëm, pas 9 vjetësh do të shohim pasoja edhe më të rënda të ndryshimeve klimatike.

Në një raport të fundit, Kombet e Bashkuara vërejnë se njerëzit janë “duke zhvilluar një luftë të pakuptimtë dhe vetëvrasëse ndaj natyrës”. Planeti po vdes, shkuran një raport i fundit i OKB-së për Klimën, i titulluar “Paqe me Natyrën. Raporti thekson se “përmes ndryshimit të klimës, humbjes së biodiversitetit dhe ndotjes”, të treja këto kriza po e vrasin Tokën ku banojmë dhe se duhet të adresohen së bashku si problem.

Sir Robert Watson, autori kryesor i këtij raport, tha se Fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre do të trashëgojnë një botë me ngjarje ekstreme të motit, rritje të nivelit të detit, një humbje drastike të bimëve dhe kafshëve, pasiguri ushqimore dhe të ujit, por edhe rritjen e gjasave të pandemive në të ardhmen”.

Shkencëtari, i cili ka kryesuar raportet e shkuara të KB për ndryshimin e klimës dhe humbjen e biodiversitetit, shtoi: “Urgjenca është në të vërtetë më e thellë sesa mendonim vetëm disa vjet më parë.”

SHKARKO APP