Në 24 orët e fundit në Wuhan raportohet vetëm një rast i ri me COVID-19

Kina ka njoftuar se në Wuhan, ish-epiqendrën e koronavirusit të ri, të njohur zyrtarisht si COVID-19, në 24 orët e fundit përsëri është raportuar vetëm një rast i ri me këtë virus, transmeton Anadolu Agency.

Kjo është dita e dytë radhazi që Wuhan, kryeqyteti i provincës qendrore Hubei ku buroi koronavirusi, raportoi vetëm një rast të ri të virusit.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës (NHC) tha se në mbarë territorin e Kinës u raportuan 13 raste të reja të infeksioneve, me vetëm një nga Wuhan-i.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga shpërthimi i virusit, 3.237 persona kanë vdekur në territorin e Kinës, ndërsa afër 81 mijë të tjerë janë testuar pozitivë me koronavirus.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shifrat e NHC-së tregojnë se 69.601 pacientë të infektuar u shëruan dhe u lëshuan nga spitali.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në rreth 150 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur shpërthimin një pandemi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila merret me grumbullimin e rasteve të reja të koronavirusit, nga 189.233 raste të konfirmuara aktualisht numri i vdekjeve tejkalon shifrën 7.900, ndërsa mbi 80 mijë janë shëruar.

Sëmundja ka shkaktuar bllokime dhe anulime të fluturimeve në shumë pjesë të botës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?