Në Como po shesin edhe ajrin
Në liqenin e Como-s po shesin edhe ajrin. Një ide e bukur, por jo dhe aq origjinale se edhe New York e Londra e kanë shitur të vetin.
Në kanaçet e ‘Lake Como Air’, në shitje që nga fillimi i tetorit ajri kushton 9,90 euro. Lajmi ka marrë dhenë.
Në fund të fundit, Liqeni i Como-s është një markë e turizmit botëror, e zgjedhur si destinacion pushimi nga persona nga e gjithë bota.
Suveniri i ri u dedikohet turistëve, i krijuar nga agjencia e komunikimit Como Italy Srl, e promovuar edhe nëpërmjet faqes së internetit lakecomoair.
Prodhuesit mund të garantojnë se klienti do të gjejë ‘ajër 100% autentik nga liqeni Como, i bllokuar në një kanaçe’. Praktikisht, turisti kthehet në shtëpi me një kanaçe me ajër liqeni, të cilin më pas mund të vendosë nëse do ta hapë në shtëpi apo do ta mbajë si kujtim.
Secila kanaçe, sigurojnë prodhuesit, përmban ‘400 ml ajër të pastër nga liqeni më i bukur në botë’. Suveniri është në shitje në Como dhe në vendet kryesore turistike të zonës.