Në ditën e hebrenjëve, fjalëkryqi në gazetën e madhe amerikane ka formën e simbolit të ndaluar

“New York Times”, gazeta më prestigjoze amerikane, por me ndikim në botë po përballet me reagime të forta për një fjalëkryq. Bëhet fjalë pikërisht për fjalëkryqin që botohet me edicionin e gazetës prestigjioze, ndoshta një nga më të ndjekurit në botën anglosaksone.

Skema e fjalëkryqit kujtonte në mënyrë të qartë simbolin më të diskutuar të historisë, svastikën naziste. Një simbol që gjendet kudo në lashtësi, si shprehje e diellit, fatit dhe begatisë në kultura të ndryshme, por që nga përfundimi i luftës se dytë botërore është shndërruar në një nga simbolet e ndaluara në perëndim.

Dukshëm imazhi i këtij simboli i ndërtuar mes kutive të bardha dhe të zeza të fjalëkryqit nuk mund të mos mbetej në heshtje. Aq më shumë që gabimi dilte një ditë para një prej festave më të mëdha të hebraizmit, Hanukkah.

Përgjegjësit e gazetës tentuan të justifikoheshin se ai ishte thjesht një skemë automatike, dh ese pronësia e gazetës nga viti i themelimit në 1896 nga familja me origjinë hebraike Sulzberger, por më cinikët panë një lidhje me kritikat e shumta që gazeta liberale ka patur në periudhën e fundit ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Nethaniahu, i cili iu përgjigj kritikave politike, por ndoshta edhe gafës se fjalëkryqit, me një postim në Twitter.

SHKARKO APP