Në dy ditë, 215 të vdekur në përpjekje për të kaluar Mesdheun

Shifra të frikshme janë publikuar nga një raport i fundit nga Kombet e Bashkuara. Vetëm gjatë dy ditëve, të paktën 215 persona janë mbytur pasi janë larguar nga Libia në tentativë për ta arritur në brigjet europiane.

Të martën, 95 persona janë mbytur gjatë udhëtimit me një varkë prej druri, e cila mbante 100 persona, thuhet në raport. Varka është gjetur pranë brigjeve të Tripolit në Libi nga Garda Kombëtare. Në të njëjtën ditë, në një tjetër zonë u mbytën 70 persona me një varkë që mbante 130 pasagjerë. Në rastin e parë, pesë të mbijetuarit u dërguan në spital nga autoritetet libiane, ndërsa 60 të mbijetuarit në ngjarjen e dytë u kthyen sërish në Libi edhe pse është e paqartë, ndërsa janë duke marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë të mërkurën, Rojet Bregdetare libiane gjetën të mbytur 50 persona në një zonë rreth 40 milje në lindje të Tripolit, në Garabulli.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këto vdekje tragjike na rikujtojnë se luftërat dhe varfëria vazhdojnë t’i nxisin njerëzit të kryejnë udhëtime të dëshpëruara që i kushtojnë atyre të gjitha kursimet e jetës, dinjitetin e tyre dhe në fund edhe jetën”, tha Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët, Filippo Grandi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?