Në fund të detit për kutitë e zeza

Marina indoneziane ka shpërndarë për mediat pamjet e polumbarëve në fund të detit që kërkojnë për mbetjet e avionit që u rrëzua disa ditë më parë në ujë. Ata janë duke kërkuar për kutitë e zeza, të cilat mund të hedhin dritë në atë çfarë ndodhi të shtunën.

Avioni Boeing 737 i ”Sriwijaya Air”, kishte 62 pasagjerë në bord dhe u zhduk nga radarët pak minuta pasi ishte nisur nga Jakarta. Nga përplasja në det nuk ka mbetur asnjë i mbijetuar. Ekipet e kërkimit kanë mundur të gjejnë mbetje të ndryshme të avionit dhe disa viktima.

Gjithashtu ata janë vënë në dijeni të kutive të zeza, por deri më tani nuk kanë mundur t’i marrin. Në këtë operacion kërkimi janë përshirë 2600 persona. Secili prej tyre po mundohet të gjejë edhe pjesën e mbetur të viktimave nga kjo ngjarje.

SHKARKO APP