Në Gjeorgji zgjidhet gruaja e parë Presidente
Salome Zurabishvili fitoi zgjedhjet presidenciale në Gjeorgji duke u shndërruar në gruan e parë në historinë e vendit që merr këtë post.
Ish-diplomate, e lindur në Francë, ajo mori 59% të votave kundrejt rivalit Grigol Vashadze, i cili arriti të marrë 40% të tyre.
Zurabishvili u mbështet nga partia në pushtet ”Ëndrra gjeorgjiane”, ndërkohë që Vashadze ishte kandidat i opozitës së bashkuar.
Në vendin që kërkon të anëtarësohet në NATO dhe në BE duhet të hyjë në fuqi një kushtetutë e re që e shndërron rolin e presidentit në ceremonial.
KOHA JONË SONDAZH

