Në Itali janë 500 fëmijë të infektuar me koronavirus

Ka shkuar në 500 numri i fëmijëve të infektuar nga koronavirusi në Itali.

Kryetari i shoqatës së mjekëve pediatër, Alberto Villani deklaroi dje se “janë rreth 500 fëmijë pozitiv me COVID19. Kjo shifër, thotë ai, është mjaft e ulët e nuk duhet të preokupohemi.”

Gjithashtu për pediatrin italian simptomat e virusit tek fëmijwt janë mjaft të lehta e nuk krijojnë sëmundje e probleme shqetësuese shëndetësore. “E kjo e dhënë, thotë ai. duhet t’i qetësojw si prindërit e gjyshërit.”

Një numër i lartë fëmijësh me koronavirus është regjistruar në rajonin e Venetos. Deri më tani rezultojnë 132 fëmijë të infektuar.

Në provincën e Pavias 10 të porsalindur janë infektuar nga virusi e drejtori i repartit të Pediatrisë në spitalin e Pavias, ka informuar se janë shëruar të gjithë e kanë dalë nga spitali.

Lajmi i mirë vjen dhe sot nga Milano, ku një vogëlush një muajsh e gjysëm e pozitiv me COVID 19 është shëruar e ka dalë nga spitali.

SHKARKO APP