Në Itali maska jo e detyrueshme në klasë, nëse respektohet distanca 1 metër

Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, Italia ka vendosur heqjen e masës së maskave të detyrueshme në klasë për nxënësit mbi 6 vjeç në rast se respektohet distanca 1 metër.

Vendimi është marrë nga komiteti tekniko-shkencor pranë qeverisë Conte i cili ka shpërndarë urdhëresën ku nënvizohet se ekspertët kanë vlerësuar se për të favorizuar mësimin në klasë e zhvillimin relacional, maska mund të hiqet në klasë në kushtet e qëndrimit statik të nxënësve e në distancë të paktën 1 metër larg njëri-tjetrit.

Përdorimi i maskave është vetëm një nga masat e mbrojtjes nga infektimi e që duhet të shoqërohet me masat e tjera si higjena ambientale, personale, ajrimi i ambienteve të mësimit, edukata shëndetësore, higjena e duarve etj.

Ekspertët e komitetit tekniko-shkencor pranë qeverisë italiane theksojnë se rekomandimi mbi përdorimin e maskave në shkolla duhet të kushtëzohet nga situata epidemologjike e çdo qëndre mësimore dhe të aplikohet në kontestin e një situatë “normale”.

Në rast se verifikohet trendi i rritjes të të infektuarve, maska duhet të bëhet e detyrueshme për një periudhë të caktuar kohe.

Sipas rekomandimit të Organizatës Botërore të Shëndetit, për nxënësit nga 6 vjeç deri në 11 vjeç, përdorimi i maskave sanitare varet nga situatat epidemologjike lokale e nga efektet social kulturore, e faktorë si sjellja e fëmijëve në mbajtjen e maskës e impakti në aftësinë e tij të mësim marrjes.

Ndërsa për fëmijët mbi 12 vjeç, sipas OBSH mbajtja e maskave rekomandohet njësoj si tek të rriturit.

SHKARKO APP