Në Itali regjistrohen rreth 1,400 të infektuar dhe 13 humbje jete në 24 orë
Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 1,394 raste të reja me koronavirus nga 174,852 teste të kryera. Sipas raportimeve, shkalla e pozitivitetit sot ishte 0.8% nga 0.6% që ishte të mërkurën.
Nga ana tjetër, si pasojë e sëmundjes humbën jetën edhe 13 qytetarë, nga 14 që ishin një ditë më parë. Të shëruarit për sot ishin 1,749.
Rënia e numrave në njësitë e kujdesit intensiv është ndalur, ndërsa shtrimet në pavijonet e tjera Covid u rritën me 27 njësi duke shkuar në total në 1,197.