Në Japoni mund të punësosh dikë që të kërkojë falje në emrin tënd
Në Japoni ekzistojnë shërbime të specializuara që ofrojnë “falje profesionale” në emër të një personi apo kompanie. Këta përfaqësues paguhen për të përcjellë një ndjesë formale në situata personale, biznesi apo edhe ligjore, kur kërkohet etikë e lartë dhe korrektesë maksimale.
Ky fenomen lidhet ngushtë me kulturën japoneze, ku nderi, përgjegjësia shoqërore dhe mënyra e të kërkuarit falje kanë një rëndësi të veçantë. Një ndjesë e thënë në mënyrën e gabuar mund të përkeqësojë situatën, ndaj shumë njerëz zgjedhin profesionistë të trajnuar për ta bërë këtë në mënyrë të saktë dhe respektuese.
KOHA JONË SONDAZH

