Në karantinë dhe pa ujë, UKD njofton zonat ku nuk do të ketë furnizim

Ndonëse janë në karantinë, disa nga banorët e rrethit të Durrësit do të duhet të vuajnë edhe mungesën e ujit.

Operatori i Ujësjellës Kanalizime Durrës ka njoftuar se ka ndodhur një defekt në stacionin e pompimit në Fushë Kuqe.

Për këtë arsye do të ketë probleme me furnizimin me ujë në zonën e fshatit: Ishëm, Katund i Ri, Manëz, Rrashbull dhe një pjese e Shkozetit.

Mungesa e ujit në këtë situatë është kritike pasi është ‘arma’ e vetme e cila mund të luftojë koronavirusin duke u larë.

“Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se për shkak të një defekti që ka ndodhur në stacionin e pompimit në Fushe Kuqe, do të ketë probleme në furnizimin me ujë në zonën e fshatit: Ishëm, Katund i Ri, Manëz, Rrashbull dhe një pjese e Shkozetit. UKD kërkon mirëkuptimin e qytetareve për këtë situatë të përkohëshme”, njofton UKD.

SHKARKO APP