Në kërkim të alienëve! Ja çfarë po teston NASA

Shkencëtarët e NASA-s në Arktik kanë testuar një Rover të ri nënujor, që ata besojnë se mund t’i ndihmojë për kërkimin e gjurmëve të jetës në hënën pjesërisht të ngrirë të Jupiterit, Europa, dhe përtej saj. I quajtur Buoyant Rover për eksplorimin nënujor, mjeti po testohet nën sipërfaqe në stacionin australian të kërkimeve Casey, në Arktik. Shkencëtarët e NASA-s janë veçanërisht të interesuar të përdorin Roverin për të kërkuar në rajonet që ata i konsiderojnë si ndërfaqe ose zona ku akulli dhe lëngu bëhen bashkë. Shtresat e akujve në hënën e Jupiterit, Europa, kanë një trashësi të madhe krahasuar me akullin në Arktik. Misioni i ardhshëm i NASA-s në Jupiter është i planifikuar për në 2025 kur Kliperi Europa do të lancohet me qëllim që të sigurojë të dhëna dhe imazhe nga planeti dhe hëna e tij orbituese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?