FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në këtë shtet gazetarët do cilësohen ”agjent i huaj”

Dhoma e Ulët e parlamentit rus miratoi një ligj, që i lejon qeverisë të regjistrojë grupet e huaja mediatike si agjentë të huaj, një kundërpërgjigje kjo pas kërkesave të ngjashme amerikane ndaj një kanali televiziv rus.

Ligji, i cili duhet të miratohet tani nga Dhoma e Lartë e parlamentit dhe Presidenti Putin para se të hyjë në fuqi, është një ndër masat që pasojnë akuzat kundër Kremlinit se ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane për të ndihmuar Donald Trumpin të fitonte.

Shërbimet amerikane të zbulimit akuzojnë Kremlinin se po shfrytëzon grupet mediatike që financon për të ndikuar tek votuesit amerikanë. Këtë javë Uashingtoni i kërkoi televizionit shtetëror rus RT që të regjistrohet si “agjent i huaj” me operacione në Shtetet e Bashkuara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?