Në këtë spital çdo ditë vdesin 7 fëmijë

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=u4l2xKDyw5A” width=”560″ height=”315″]

Nuk ka energji elektrike, nuk ka antibiotik, nuk ka shtretër, gjithçka është katastrofike: Një vështrim shkatërrues brenda spitaleve të Venezuelës, ku 7 foshnje vdesin çdo ditë. Pacientët me gjakderdhje shtrihen në dysheme, dhe mjekët përpiqen për të vepruar pa mjete. Më problematike është deklarta e Presidentit. Presidenti Nicolas Maduro pretendon se Venezuela ka kujdesin shëndetësor, më të mirë në botë pas Kubës.

Por normat e vdekjes janë në rritje dhe spitalet janë me furnizim të ulët të energjisë elektrike. Kombi është në krizë ekonomike pas çmimit të naftës. Imazhet e marra nga New York Times tregojnë se si pacientët e shtrirë në dyshemenë e  mbuluar në gjak dhe foshnjat vdesin. Dy burra që kishin ndërhyrë me anë të një operacioni në këmbët e tyre, marrin serum të improvizuar nga një shishe uji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Verën e kaluar, Daily Mail raportoi se Spitali kishte vrarë 17 foshnja të sapolindura. Ky është vetëm fillimi i muajve të mjerimit në qendër, sipas New York Times. Në vetëm një ditë, gazetarët dëshmonin vdekjen e shtatë foshnjave. Një pacient 68-vjeçar që duhet të kishte prerë këmbën tha se spitali nuk kishte antibiotikët që u  kërkonin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Nicolas Maduro ka refuzuar përpjekjet për të kërkuar mbështetje ndërkombëtare apo monetare për sistemin shëndetësor të vendit që ai thotë në mënyrë efektive se do ta “privatizojë” kujdesin shëndetësor.

Lideri socialist, pasardhësi i Hugo Chavez, pohon se një veprim i tillë do të ketë ndikime shkatërruese për vendin. Dhe ai madje këmbëngul se sistemi shëndetësor i Venezuelës është një nga më të mirë në botë: “Unë dyshoj se kudo në botë, përveç në Kubë, ekziston një sistem më i mirë shëndetësor sesa ky,” tha ai.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?