Në këtë vend të Europës, më shumë të rinj të prekur nga Covid-19
Rinia feston dhe nuk e vret shumë mendjen për masat kundër koronavirusit, pasi mendon se ajo nuk i prek të rinjtë. Në shtretërit intensivë të spitaleve gjermane po trajtohen gjithnjë e më shumë pacientë të rinj.
”Pacientët më të rinj me simptoma Covid-19 kanë qenë në fillim të të 20-ve. Në tërësi ne e shohim të gjithë spektrin demografik, pavarësisht nëse je në pavionë normalë apo në pavionët e intensivit”, thotë mjeku Clemes Wendtner nga klinika e infektivit në spitalin e Mynihut, Schvabing. Wendtner ka trajtuar që në fund të janarit rastet e para me virusin Covid-19, pacientët e parë të infektuar në Gjermani.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë apelon tek të rinjtë që të respektojnë në krizën e Coronës rregullat e vendosura. ”E kam një mesazh për të rinjtë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë. ”Ju nuk jeni të pathyeshëm. Vërtet që për të moshuarit ekziston rreziku më i madh i infektimit me Sars-CoV-2 dhe të zhvillohet sëmundja e mushkërive, Covid-19 por nuk është se ajo i anashkalon të rinjtë”.