Në Kubë, mbi 2 mijë arrestime politike këtë vit

Që prej fillimit të vitit 2016, në Kubë ka pasur të paktën 2.555 arrestime për arsye politike.

Një gjë të tillë e ka denoncuar Komisioni kuban për të drejtat e njeriut dhe pajtimin kombëtar, një grup ky disident.

Organizata, e vetmja që ka këto shifra për ishullin, bën të ditur në buletinin e saj mujor se në shkurt janë regjistruar 1.141 arrestime politike, të cilat iu shtohen 1.447 arrestimeve të janarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?