FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në Lindje të Mesme tani komandon Rusia, jo SHBA

Placeholder Image

Pavarësisht nga ajo që kishin parashikuar udhëheqësit perëndimorë, Rusia hyn në vitin e ri si një nga lojtarët kryesorë në skenën ndërkombëtare, shkruan “The Guardian”.

Më herët, ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, e quajti presidentin rus, Vladimir Putin “të dëbuar ndërkombëtarisht”, dhe Presidenti amerikan Barak Obama parashikoi Moskën si “Llum sirian”.

Marrëveshja e “Trojkës”, Rusi, Iran dhe Turqi për armëpushim në Siri vuri në dukje dështimin e këtyre parashikimeve dhe tregoi se në Lindjen e Mesme komandon Rusia dhe jo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Nga përvoja e kaluar armëpushimet në Siri kanë qenë të paqëndrueshme dhe nuk kanë çuar në negociata paqësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Megjithatë, nisma paqësore e Rusisë dhe Turqisë kanë baza më të favorshme, duke pasur parasysh këtu disa faktorë: popullsinë e rraskapitur nga lufta në Siri, ndryshimi vendimtar në bilancin ushtarak, disfata e rebelëve në Alepo dhe të tjera më pak të rëndësishme.

Përveç kësaj, kundërshtari më i madh i regjimit sirian, Turqia ka vendosur të mbështesë Rusinë(Express)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?