Në mes të krizës, Obama kërcen tango
Në Bruksel, policia dje ishte në kërkim të terroristit të tretë që shkaktoi 34 viktima, mes të cilëve edhe shtetas amerikanë.
Nëntë shtetas amerikanë të tjerë mbetën të plagosur.
Por në një moment të rëndë jo vetëm për Europën, Baracak Obama shumë kilometra më larg, kërcente tango.
Ai mori pjesë në një darkë të shtruar nga presidentja argjentinase në nder të tij.
Obama është duke vijuar vizitën e tij në Argjentinë, pavarësisht kritikave dhe kërkesës nga kandidatët republikanë për president, Trump dhe Ted Cruz, që të kthehet në SHBA në këto momente të vështira.
KOHA JONË SONDAZH

