Ne myslimanët jemi hipokritë, ISIS jemi ne
Nga Kamel Abderrahmani*
Sot vendosa të mbaj një qëndrim në mbrojtje të Shetit Islamik kundër të gjithë atyre që thonë se Daesh nuk praktikon Sheriatin Islamik. ISIS nuk është hipokrit. Është i sinqertë, i drejtpërdrejtë, dhe i saktë.
Si guxojmë ne myslimanët të themi se Daesh nuk përfaqëson Sheriatin e vërtetë? Ky është Sheriati i krijuar nga “ulemat” tona, dhe që predikohet nëpër xhami dhe mësohet në shkollat tona. Sot, i njëjti Sheriat zbatohet saktësisht nga Shteti Islamik (Daesh).
Ky Sheriat është produkt i ideve tona dhe i jurisprudencës Islame, të themeluar më shumë se 10 shekuj më parë. Le të analizojmë me vëmendje sesi ky institucionin i klerit Islam e ka prangosur dhe ndryshkur trurin tonë dhe të fëmijëve tanë. Ky institucion i klerit ka shkishëruar intelektualët si Averroes, Ibn Sina, Muhamed Arkoun, …lista është shumë e gjatë.
Ne si myslimanë dëshirojmë një kalifat të ngjashëm me kalifatin e profetit, të njëjtin kalifat që përshkruhet në librat tanë dhe që predikohet nga imamët tanë nëpër xhami. Është një utopi që predikohet prej shekujsh!
Le të mos vazhdojmë të akuzojmë Daesh-in dhe ta blasfemojmë (mallkojmë) atë. Nuk është e lehtë ta heqim qafe Daesh-in sepse Daesh-i është fëmija i ligjshëm i jurisprudencës tonë. Por, nëse përfundimisht, qëllimi është të zhdukim Daesh-in, atëherë le të heqim qafe jurisprudencën tonë dhe ligjin tonë të Sheriatit që solli në jetë atë (Daesh-in). Ky Sheriat nuk vjen nga Zoti por nga Djalli. Pra, le të mos e karakterizojmë më si të shenjtë këtë ligj.
Dhe mbi të gjitha, të mos përpiqemi të akuzojmë Mossad-in, CIA-n, dhe “jo-myslimanët” e tjerë. Mossadi dhe CIA nuk ekzistonin para 10 shekujsh. Asnjë dorë e huaj nuk ka krijuar ligje të tilla satanike si prerja e duarve për hajdutët. Le të jemi të ndershëm me veten tonë; nuk është Mossad-i që e konsideron të shenjtë ligjin e mbytjes me gurë për shkelësen e kurorës. Nuk e ka shpikur CIA ligjin e dënimit me vdekje për myslimanët që braktisin Islamin…por dijetarët tanë Islamë të Kuranit, kryepleqtë, me jurisprudencën e tyre të cekët.
Nëse sot SHBA për interesat e tyre na ndihmon të realizojmë endrrën tonë (Shtetin “e lig”), ne duhet t’i falënderojmë ata, sepse ky është edhe qëllimi i jurisprudencës tonë. Ne duhet t’i lavdërojmë pjesëtarët e guximshëm të Daesh-it. Ata nuk janë hipokritë si ne, sepse ata zbatojnë saktësisht rekomandimet e dijetarëve dhe ekspertëve tanë të Kuranit.
Qëndrimi ynë është vërtet kontradiktor, konfuz, i pandershëm dhe hipokrit. Ne dhe Daesh-i kemi të përbashkët ligjin Islam të Sheriatit, por fatkeqsisht ne pretendojmë dhe vazhdojmë të themi se Daesh nuk na përfaqëson! Kjo është diçka vërtet e çuditshme!
A nuk duam ne vendosjen e Kalifatit?
A nuk e duam ne vendosjen e Sheriatit tonë?
Nëse përgjigjia është “po,” atëherë ne kemi vetëm dy zgjedhje. Ose t’i bashkohemi Daesh-it, dhe të mos vazhdojmë të luajmë këtë komedi, ose të reformojmë vizionin e Islamit dhe ta pastrojmë nga gjërat e vjetra si Sheriati dhe jurisprudenca e krijuar nga ulema! Duhet të vendosim përpara se të jetë tepër vonë.
* Kamel Abderrahmani është një student Algjerian mysliman që banon në Francë. Ai e akuzon botën islame për hipokrizi, sepse nga njëra anë e kritikojnë Daesh-in (ISIS-in), ndërsa nga ana tjetër ëndërrojnë vendosjen e Sheriatit në të gjithë botën. Autori thekson nevojën për reformimin dhe modernizimin e fesë islame, dhe braktisjen e atyre elementeve që lidhen me të shkuarën historike të komunitet Islamik, dhe që fatkqësisht akoma sot predikohen në xhami dhe mësohen në shkolla.
Artikullin në anglisht mund ta lexoni ketu: We Muslims hypocrites: Daesh, it is us
KOHA JONË SONDAZH

