Në Palermo diskutohet për Libinë, konferenca bojkotohet nga liderët kryesorë
Ka nisur sot në qytetin e Palermos në Itali, konferenca dy ditore ndërkombëtare mbi të ardhmen e Libisë, me objektivin e kontributit në stabilizimin e situatës në vend në fokusin e zhvillimit të zgjedhjeve ta ardhshme politike në 2019.
E parashikuar të merrnin pjesë liderët kryesorë të botës, kjo konferencë ka ngjalluar një debat të fortë mediatik për mungesën e shumicës prej tyre.
Mungon në këtë samit Presidenti amerikan Donald Trump si dhe përfaqësuesi më i lartë i tij, sekretari i shtetit Mike Pompeo, po ashtu dhe Presidenti rus Putin si dhe ministri i Jashtëm, i cili do të përfaqësohet nga zëvëndësi i tij Mikhail Bogdanov.
Pak orë para nisjes së këtij samiti, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuele Macron kanë lajmëruar mospjesëmarrjen e tyre dhe kanë konfirmuar praninë e Ministrave të Jashtëm; Jean-Yves Le Drian për Francën e Niels Annen për Gjermaninë.
Në pikëpyetje e me shumë gjasa ka dezertuar të paktën ditën e parë të kësaj konference komandanti i Ushtrisë Kombëtare libiane Khalifa Haftar, pasi sipas mediave libiane nuk pranon të ulet në një njëjtën tavolinë pune me përfaqësuesit e Qatarit të konsideurar nga ai si të lidhur me Al Qaeda.
Konferenca e Palermos ka si objektiv të kontribuojë në të ardhmen e stabilizimin e situatës në Libi, unifikimin e instituioneve shtetërore e përcaktimin e një periudhe kohore për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale e legjislative gjatë vitit të ardhshëm në vend.
“Në samitin e Palermos mbi Libinë pres që Haftar të jetë i pranishëm”, ka deklaruar kryeministri italian Giuseppe Conte.
Vizioni i tij nuk përputhet me atë të presidentit Serraj, por kjo nuk do të thotë se përjashohet mundësia e përcaktimit të një linje pune që do të përfshijë të gjithë aktorët politikë në vend në kontributin e së ardhmes së vendit”, tha ai.
Të pranishëm në ktë konferencë janë autorietet më të larta të vendeve si Agjeria, Tunizia, Malta, Greqia, Egjipti, Niger e Ciad si dhe komisonerja e lartë europiane për Politikën e Jashtme Federica Mogherini.
Në një deklaratë zyrtare Këshilli i Sigurisë së OKB ka shprehur gjykimin pozitiv mbi rëndësinë e samitit të Palermos si dhe ka përshëndetur armëpushimin e arritur në Tripoli si dhe largimin e forcave të grupeve të armatosura nga selitë e instiucioneve shtetërore në kryeqytet.
KOHA JONË SONDAZH

