Në Paris, statujat me maska kundër Covid-19

Parisi, kryeqyteti europian në këto kohë pandemie qendron i heshtur. Por në shenjë sensibilizimi autoritetet franceze kanë menduar të përcjellin një mesazh shëndetësor duke iu vënë maska mbrojtëse statujave të qytetit. Vendi prej dy muajsh është në masa të rrepta izolimi por në dy javët e fundit shifrat e të prekurve dhe të shëruarve nga koronavirusi po njohin rënie.

Teksa Franca ka hyrë në javën e fundit të masave strikte të izolimit për shkak të pandemisë, autoritetet kanë menduar të përcjellin një mesazh shëndetësor për parizienët.

Përgjatë plazhit të Trocadero, përtej Seine nga Kulla Eifel, statujat mbanin maska në gojë dhe hundë ndërsa qyteti, zakonisht i mbushur me turistë, ishte i heshtur.

Autoritetet franceze kanë thënë që vendi gradualisht do të lehtësojë masat e tij të mbylljes, duke filluar nga 11 maji, gati dy muaj pas izolimit. Megjithatë ende ka rrezik që nëse shtohet numri i infeksioneve, kjo datë të ndryshojë.

Paralajmërimi ka ardhur nga ministri francez i Shëndetësisë, për gazetën “Le Parisien”.

Ai tha se hapja mund të shtyhet, nëse numri i të prekurve shtohet në ditët në vijim.

Deri më tani në Francë, numri i personave që kanë humbur betejën me Covid 19 ka shkuar në 24.760 ndërsa shtrimet në spital dhe pacientët në kujdesi intensiv prej më shumë se dy javë kanë qëne në rënie.

Kurba e pandemisë vlerësohet si një ecuri pozitive në luftën ndaj Covid 19.

SHKARKO APP