Në pikëpyetje besimi i Europës tek Erdogan
Intrigat e fundit në Turqi, ku një grusht i ushtrisë kërkonte rrëzimin e shtetit, ka hedhur në pikëpyetje pozicionin e Presidentit Erdogan në Europë. Mediat ndërkombëtare, bëjnë me dije se NATO dhe Bashkimi Europian, po përballen me shumë sfida dhe njëkohësisht po shohin me vëmendje se si po analizohet Turqia dhe Presidenti Erdogan, në Europë.
Nisur që nga vendimi i Britanisë së Madhe për t’u larguar nga BE-ja, terrorizmi global e deri tek problemi i emigrimi masiv.
Lidhur me situatën në Turqi, NATO-ja dhe BE-ja kanë dënuar tentimin e puçit në Turqi, duke thënë qartë se në një vend demokratik pushteti nuk mund të ndërrohet me dhunë por druajnë nga hakmarrja e pushtetit ndaj kundërshtarëve politikë.
Shqetësimi i këtyre dy organizatave është edhe më i madh kur dihet se Turqia ka një ndër rolet kyç në përballjen me dy sfidat kryesore; luftën kundër terrorizmit në Siri dhe zgjidhjen e problemit të emigrimit ilegal.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

