”Në prag të një katastrofe bërthamore”, çfarë po parashikon Zelensky?
Parashikime aspak të mira vijnë nga Kievi zyrtar. ”Të gjithë ne jemi në prag të një katastrofe bërthamore për shkak të pushtimit të termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia-s nga trupat ruse”.
Kështu deklaroi presidenti ukrainas Zelensky, në një video-konferencë në samitin e BE-së në Pragë. ”Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin tonë për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për t’u ofruar të gjithë evropianëve garancitë e duhura energjetike”.
Po ashtu presidenti Zelensky, tha edhe se Rusia duhet të dështojë në përpjekjen e saj për t’i detyruar evropianët në varfëri energjetike.