Në prag të stuhisë, thirrja e frikshme e ministrit
Pandemia e Covid-19 është në javët më të egra dhe numri i viktimave deri më tani ka shkurar në mbi 33 mijë dhe mbi 700 mijë të prekur në të gjithë botën. Europa është më e prekura dhe kudo mjekët po punojnë që të ulin numrin e viktimave. Nga ana tjetër, shkencëtarët janë në garë dhe po punojnë që të krijojnë sa më parë vaksinën që do të luftojë këtë virus vdekjeprurës. Por si është situata? Çfarë pritet?
Gjermania është duke kryer testime për koronavirus më shumë se secili vend tjetër evropian, me një shkallë prej 300,000 deri në 500,000 brenda një jave. Me një total prej 389 vdekjeve nga 52,000 raste të konfirmuara, Gjermania ka shkallë të mortalitetit vetëm 0.7 për qind në krahasim me Italinë, 10 për qind dhe Spanjën tetë për qind.
Nga ana tjetër ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka paralajmëruar se ky shtet mund të përballet me “stuhi” të rasteve të reja në javët në vijim. Wieler ka paralajmëruar se skenat dramatike të spitaleve italiane mund të ndodhin edhe në Gjermani. Me më shumë se 25,000 shtretër për kujdes intensiv, të pajisur me ventilatorë, Gjermania aktualisht është në pozicion më të mirë sesa shumë shtetet tjera, për t’u përballur me fluks të pacientëve.