Në pranga 10 trafikantë droge, Salvini: Arresto dhe dëbo
Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, përmes një deklarate për mediat, u shpreh se do të përforëcohen kontrollet në sheshe kundër shpërndarësve të drogës, që do të çojnë në arrestimin dhe dëbimin e tyre nëse janë emigrantë.
Kjo direktivë përcakton masa të forta për parandalimin e luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike. Policia italiane arrestoi so 10 persona, trafikantë të lëndëve narkotike. Mediat italiane raportojnë se mes të arrestuarve është edhe një shqiptar i njohur si Arjon Veliu, 37 vjeç.
Pas përgjimeve telefonike dhe mbajtjes nën vëzhgim të grupit u arrit në gjetjen dhe sekuestrimin e 7 kg heroinë dhe 1 kg kokainë, e cila raportohet se vinte nga Shqipëria me qëllim kalimin në tregun italian.

KOHA JONË SONDAZH

