Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 05:16 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë Erjon Vishkulli është 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së sotme në Tiranë, pasi dyshohet se u godit nga një plumb…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Në Rumani fitoi kapitullimi

Bota E hënë, 7 Dhjetor 2020 23:10
Në Rumani fitoi kapitullimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sa fitues ka një natë e vetme zgjedhore? Kur u publikuan rezultatet e para të dielën (06.12.), u deklaruan fitues të zgjedhjeve si konservatorët liberalë rumunë të PNL-it edhe socialdemokratët opozitarë të PSD-së. Në të njëjtën kohë edhe Aleanca liberale-ekologjike, USR-PLUs u gëzua për vendin e tretë, dhe u shpreh për një “rezultat historik”. ” Historike janë këto zgjedhje sidomos për atë që në 31 vjet, që nga kthesa politike e vitit 1989, asnjëherë kaq shumë rumunë nuk i ndenjën larg kutive të votimit. Kjo, megjithëse gjenerata e prindërve të mi në vitet e diktaturës si ëndërr kishte zgjedhjet e lira. Tani dy nga tre rumunë me të drejtë vote nuk votuan.

Qendra blerjesh plot, qendra zgjedhore gati bosh

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Tensione të forta në Itali, kontrolle në 20 qytete. Përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit

Tensione të forta në Itali, kontrolle në 20 qytete. Përplasje mes demonstruesve dhe for...

Para 8 orësh
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

Para 14 orësh
Mbretëria e Bashkuar përgatitet për Stuhinë Boelo me erëra të forta dhe shira

Mbretëria e Bashkuar përgatitet për Stuhinë Boelo me erëra të forta dhe shira

Para 14 orësh

Do të ishte të paktën një shpjegim qetësues, sikur fajin ta kishte vetëm virusi i Coronës. Kaq e thjeshtë nuk është. Natyrisht që njerëzit kanë frikë nga infektimi, megjithëse në qendrat e votimit janë zbatuar masat e higjienës. Këtë mund ta kuptoj mirë, sidomos në rastin e të moshuarve apo atyre me sëmundje kronike. Por pjesëmarrja më e ulët zgjedhore nuk ishte tek ky grup, por tek ata nga mosha 18-24 vjeç. Familja më rrëfen rregullisht për qendra blerjesh të mbushura plot (në kohët kur për shkak të Coronës, shkollat janë mbyllur në të gjithë vendin), pra nuk se është kaq e madhe frika nga infektimi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje është shuplakë për politikën rumune, që në tre dekada pas rënies së diktaturës, me skandalet korruptive dhe ekonominë e tarafeve ka bërë që të humbasë besimi i qytetarëve tek shteti dhe institucionet e tij. Sidomos lufta kundër pandemisë e bën të qartë, se sa i rëndësishëm është ky besim. Po t’i pyes miqtë e mi, se sa besim kanë tek qeveria e politikanët, ata tallen dhe reagojnë të zhgënjyer.

Zhgënjim me politikën

E nga duhet të vijë ky besim? Ata kanë përjetuar, si PSD-ja post-komuniste, që në këto zgjedhje kryeson me rezultatet, nën drejtuesin e saj të dikurshëm Liviu Dragnea zbuti ligjet anti-korrupsion dhe minoi pavarësinë e drejtësisë. Ndërkohë Dragnea është në burg për shkak të korrupsionit. Disa prej këtyre votuesve kanë marrë pjesë në protestat kundër PSD-së dhe Dragneas, edhe më 10 gusht 2018, kur qeveria e PSD-së përdori gazin lotsjellës kundër demonstruesve. Këtë duket se e kanë harruar shumë votues të PSD-së.

Partia përpiqet të krijojë një imazh të ri me drejtuesin e saj, Marcel Ciolacu dhe ta përmirësojë atë me mjekë të njohur që vendosen si kandidatë kryesorë.

Shumë qytetarë që dolën në rrugë kundër korrupsionit janë të zhgënjyer edhe me partinë liberale të PNL-së të kryeministrit, Ludovic Orban që qeveris nga dimri i kaluar e mbështetet edhe nga presidenti Klaus Iohannis. Askush nuk ka harruar, që ka pasur një kohë, që PNL qeveriste me partinë PSD, një arsye më shumë që edhe ata të shihen si pjesë e elitës politike. Së fundmi shkaktoi mjaft reagime një rast i zbuluar nga shtypi, në të cilin PNL ishte e përfshirë në një aferë favorizimi për biznesin e furnizimit me ujë.

Pa asnjë shenjë shprese?

Por edhe valët kundër elitave të politikës mund të sjellin rreziqet e veta: Surpriza e madhe e këtyre zgjedhjeve ishte që partia e re AUR, e njohur si parti ksenofobe, ekstremiste e djathtë arrin të hyjë në parlament. E më parë rumunët ishin krenarë që nuk kishin në parlament një parti me sfond ekstremist të djathtë.

Por nuk ka asnjë shenjë shprese nga këto zgjedhje? Nuk është kështu. Të paktën 265.000 rumunë që jetojnë jashtë vendit kanë marrë pjesë në zgjedhje, gati dy herë më shumë se në zgjedhjet e kaluara parlamentare në vitin 2016. Rumunët që punojnë jashtë dhe që dërgojnë para në shtëpi, nuk janë vetëm motor i zhvillimit ekonomik, por edhe një zë i rëndësishëm i politikës për reforma dhe progres. Shumica e rumunëve që jetojnë jashtë mbështesin aleancën liberale ekologjike, USR-PLUS, ku edhe unë i vë shpresat e mia: një parti pro-europiane e re, që distancohet nga elita e vjetër postkomuniste dhe angazhohet kundër korrupsionit dhe ekonomisë së favoreve. Por besimin e humbur tek politika nuk mund ta kthejë kaq shpejt edhe një parti e re. Unë shpresoj, që USR-PLUS të bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme të koalicionit dhe të ndikojë në politikën rumune, megjithëse është partnerja më e vogël e koalicionit. /D

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë
Para 4 minutash

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve
Para 10 minutash

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 8 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 8 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 8 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 8 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 11 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 10 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.