Negociata me Libanin, Netanyahu: Sa më shpejt të jetë e mundur
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i ka udhëzuar kabinetit të tij që të fillojë “negociata të drejtpërdrejta” me Libanin “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke thënë se bisedimet do të përqendrohen në çarmatosjen e Hezbollahut dhe vendosjen e marrëdhënieve paqësore midis dy vendeve.
“Në dritën e kërkesave të përsëritura të Libanit për të hapur negociata të drejtpërdrejta me Izraelin, dje i dhashë udhëzime kabinetit që të fillojë negociatat e drejtpërdrejta me Libanin sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi zyra e tij në një deklaratë.
“Negociatat do të përqendrohen në çarmatosjen e Hezbollahut dhe vendosjen e marrëdhënieve paqësore midis Izraelit dhe Libanit. Izraeli vlerëson thirrjen e sotme nga kryeministri i Libanit për të demilitarizuar Bejrutin”, shtohet në deklaratë. SHBA-të dhe Irani kishin njoftuar një armëpushim vonë të martës, por deri tani ka pasur raportime kontradiktore rreth përmbajtjes së marrëveshjes.
KOHA JONË SONDAZH

