“Nëna” e të gjitha bombave shkakton 36 të vdekur, banorët tregojnë pasojat

Dëshmitarët në rrethin Achin të Afganistanit rrëfejnë se si kanë ndjerë lëkundje të mëdha të tokës si pasojë e shpërthimit të ashtuquajturës nëna e të gjitha bombave me shënjestër militantët e Shtetit Islamik të kësaj zone.

“Bomba shpërtheu mbrëmë rreth orës 20 në zonat e kontrolluara nga militantët e Shtetit Islamik, shpellat dhe pozicionet e tyre. Ishte shumë e fuqishme dhe u përdor për të shkatërruar tunelet dhe shpellat”, thotë kryetari i rrethit Achin.

“Aty ishin bazat e ISIS-it, në të gjithë ato zona militantët kanë pasur aktivitet. Por, bomba e djeshme ishte vërtet gjigante, kur ra ajo këtu u drodh toka. Mund të ketë vrarë nja 70 apo 80 prej tyre. Ishte një lëvizje shumë e mirë sepse Shteti Islamik  duhet eliminuar. Atje nuk ka pasur këmbë civili”, thotë Palstar Khan , banor i zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

36 ekstremistë mbetën të vrarë pas lëshimit të pajisjes nga amerikanët. Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thanë se nuk ka pasur civilë në mesin e viktimave, pasi bomba kishte shënjestër shpella dhe tunele, vende ku strehohen militantët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fshatin rreth 5 kilometër nga zona e largët malore ku shpërtheu bomba, shtëpitë dhe dyqanet duket të padëmtuara. Sulmi i të enjtes erdhi pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dërgoi delegacionin e tij të parë të nivelit të lartë në Kabul, mes pasigurisë për planet e tij për gati 9,000 trupat amerikane të stacionuara në Afganistan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?