Nëna e zëvendësministres tërhoqi 200 mijë euro nga banka
Partia Syriza krenohet vazhdimisht se ata jane klasa e re politike, qe do i japin fund korrupsionit.
Por gazeta e madhe greke Proto Thema ka zbuluar nje skandal.
Nena e ish-zevendesministres se Financave ne Greqi, Nadja Valavani, ka terhequr 200 mije euro nga banka pak perpara se te prezantoheshin masat per kontrollin e kapitaleve.
Valavani dha doreheqje te merkuren.
A e ka lajmeruar e bija nenen e saj?
Aliki Valavani, 85 vjec, e mohon kete duke theksuar se ajo kishte frike.
Por skandali thellohet pasi banka tentoi te bllokonte terheqjen e parave, por ajo kercenoi se do informonte te bijen.
Nadja thote se nuk ka pasur kontakte me nenen e saj.
Ajo dha doreheqje duke argumentuar se eshte kunder marreveshjes per reformat.
Megjithate mediat shkruajne se shkak i doreheqjes eshte ky skandal.