Nënshtetësia greke, Tsipras lajmëron lehtësime
Kreu i partisë Syriza në Greqi, Aleksis Tsipras ka paraqitur “gjashtë prioritetet kryesore kombëtare mbi të cilat është strukturuar programi me të cilin ai do të qeverisë në se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai ka theksuar se do reformojë kuadrin për integrimin social të emigrantëve.
“Sfida demografike me të cilën përballet Greqia, nuk do të trajtohet në mënyrë efektive për sa kohë që refuzojmë të integrojmë njerëzit që jetojnë pranë nesh, që na duhen në ndarjen e punëve, që marrin pjesë në arsimin grek dhe në çdo gjë që bëjmë, por ne nuk i njohim ata. Integrimi social i emigrantëve është një shtyllë e nevojshme për të përballuar krizën demografike në të gjithë botën perëndimore”.
Po ashtu Tsipras ka deklaruar se në se do të vijë në fuqi partia e tij, do të ndryshojë procesin e natyralizimit (pra të marrjes së nënshtetësisë), duke thjeshtuar procesin e provimit që të ketë të bëjë me tema të thjeshta të cilat i referohen përditshmërisë së njerëzve dhe jo njohurive të veçanta të cilave nuk mund t’u përgjigjen.
“Do të vendosim natyralizimin, me një proces duke marrë jo çdo kënd në intervistë, por me një përzgjedhje të rastësishme, ata persona që vërtetojnë me dokumenta të ligjshme se kanë 25 vjet qëndrim në Greqi dhe ata që kanë lindur fëmijë në Greqi dhe këta fëmijë, në bazë të ligjit, kanë marrë nënshtetësinë greke”.