Nepal në krizë politike, 51 viktima nga protestat kundër korrupsionit

Të paktën 51 persona kanë humbur jetën gjatë protestave të dhunshme kundër korrupsionit në Nepal, sipas të dhënave më të fundit të policisë të publikuara të premten.

Përshkallëzimi i situatës ka çuar në rrëzimin e qeverisë, duke e zhytur vendin në një krizë të thellë politike e shoqërore. Presidenti ka nisur konsultime intensive me përfaqësues të protestuesve, figura politike që mund të marrin drejtimin e një kabineti të përkohshëm, si dhe me ushtrinë.

Trupat ushtarake janë vendosur në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe qyteteve të tjera të mëdha, duke shpallur shtetrrethim për të rikthyer rendin. Ky veprim ka ngritur shqetësime mbi rrezikun e rikthimit të sundimit ushtarak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestat nisën si reagim ndaj akuzave për korrupsion në nivelet më të larta të shtetit, por shpejt u kthyen në trazira masive që kanë tronditur institucionet. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar u ka bërë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të gjejnë një zgjidhje paqësore për krizën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?