Nëse Brexit shtyhet Xhonson paralajmëron zgjedhje para Krishtlindjeve
Boris Xhonson ka paralajmëruar tërheqjen e ligjit të Brexit dhe zgjedhje të përgjithshme para Krishtlindjeve nëse deputetët nuk e votojnë atë në tre ditë.
Duke folur në parlament të martën, kryeministri tha se një votim kundër axhendës së tij do të vononte Brexitin edhe për tre muaj nëse BE-ja do ta miratonte një gjë të tillë.
“Në asnjë mënyrë nuk do të lejoj që kjo të zgjasë edhe më shumë muaj. Nëse parlamenti refuzon të lejojë që Brexit të ndodhë dhe vendos të vonojë gjithçka deri në janar ose ndoshta më gjatë, në asnjë rrethanë nuk mund qeveria të vazhdojë me këtë. Me keqardhje të madhe, duhet të them se projekt-ligji do të duhet të tërhiqet dhe ne do të duhet të shkojmë në zgjedhje të përgjithshme”tha ai.
Një burim tha për BBC se projektligji do të tërhiqet vetëm nëse BE-ja jep shtyrje tre-mujore të afatit. Kjo rrit mundësinë që Xhonson mund të pranojë një zgjatje më të shkurtër nëse ofrohet nga BE-ja.
“Nëse parlamenti voton përsëri për shtyrje duke votuar kundër programit të mocionit, dhe BE ofron vonesë deri më 31 janar – atëherë ne do ta tërheqim projektligjin, nuk do të ketë bisedime të mëtejshme për parlamentin dhe do të kalojmë në zgjedhje para Krishtlindjeve. ”
Xhonson bëri paralajmërimin ndërsa Downing Street përpiqet të ndeshet me deputetë konservatorë të moderuar të Brexit të cilët nuk pranojnë të bien dakord për axhendën e përshpejtuar pa lëshime të mëtejshme për të ndaluar një Brexit pa marrëveshje në fund të vitit 2020.