Netanjahu: Hitleri vetëm i dëboi hebrejtë, palestinezët i thanë “Digji”
Kryeministrit izraelit, Benyamin Netanyahu, gjatë Kongresit të 37-të Botëror Sionist, deklaroi se Hitleri në fakt nuk donte t'i shfaroste hebrenjtë, por vetëm t’i dëbonte ata. Porse u bind për “Zgjidhjen Përfundimtare” nga myftiu i Jerusalemit, Haj Amin Al-Husseini.
“Hitleri në atë kohë nuk donte t’i shfaroste hebrenjtë por t’i dëbonte. Myftiu vajti dhe i tha ‘nëse i dëbon’, do të vijnë në Palestinë. ‘Çfarë duhet të bëj?’ Myftiu iu përgjigj, ‘Digji’”, deklaroi Netanyahu gjatë kongresit Sionist.
Nga ana tjetër, nuk vonoi reagimi i liderit të opozitës izraelite, Isaac Herzog, mbi deklaratat e Netanyahut.
“Një shtrembërim i rrezikshëm. I kërkoj Netanyahut ta korrigjojë menjëherë sepse minimizon Shohan… dhe përgjegjësinë e Hitlerit në katastrofën e tmerrshme të popullit tonë”, theksoi Isaac Herzog.
“Komentet e kryeministrit janë fruta të gatshme për mohuesit e Holokaustit. Historianët kanë vërtetuar se Hitleri planifikonte të shfaroste hebrenjtë vite para se ai të takohej me Husseinin”, vazhdoi Herzog.
“Netanyahu i urren aq shumë palestinezët sa që është gati të shfajësojë Hitlerin për vrasjen e gjashtë milionë hebrenjve”, deklaroi nga ana e tij negociatori palestinez, Saeb Erekat.
Ky pretendim është ngritur në përfundim të Luftës së Dytë Botërore por historianët më pas e kanë hedhur poshtë gjerësisht.
Al Hussein vdiq në azil në Kajro në vitin 1974, i kundërshtuar fuqishëm nga organizata nacionaliste palestineze PLO (Organizata për Çlirimin e Palestinës).