Netanyahu: Do ta zhdukim Hamasin dhe do të sjellim fitoren në Izrael
Këtë mbrëmje, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu mbajti një konferencë shtypi mbrëmjen e sotme lidhur me atë që ka ndodhur së fundmi në Izrael mes tensioneve të krijuara me organizatën e Hamasit.
Ai tha edhe se ka folur me familjet që kanë humbur të dashurit sot, ndërsa shtoi se Izraeli nuk do t’i harrojë kurrë këto akte të tmerrshme të armiqve. “Ne po godasim armiqtë tanë me një fuqi të paparë, ky është vetëm fillimi”, tha ai.
Kryeministri shtoi se Izraeli po mbledh mbështetje të jashtëzakonshme ndërkombëtare për vendin, ndërsa theksoi se Izraeli do të zhdukë Hamasin dhe do të sjellë fitoren.