Netanyahu: Ja deri kur do të zgjasë lufta

Kryeministri Benjamin Netanyahu, në një dalje për mediat, hodhi poshtë çdo thashethem që qarkullon për dhënien fund të luftës.

Ai u shpreh se Izraeli nuk do të tërheqë forcat nga Rripi i Gazës dhe as nuk do të lirojë terroristët derisa të arrihet ‘fitorja totale’.

Po çfarë nënkupton me fitoren totale?

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam dëgjuar thashetheme rreth disa marrëveshjeve. Dua t’jua bëj të qartë. Nuk do t’i japin fund kësaj lufte, pa arritur gjithë qëllimet tona. Kjo nënkupton, eliminimin e Hamasit, rikthimin e pengjeve tona dhe sigurimin që Gaza s’do të jetë më kurrë një kërcënim për Izraelin. Nuk do t’i tërheqim trupat tanë nga Gaza dhe as nuk do t’i lirojmë terroristët. Asgjë nga këto nuk do të ndodhë. Ajo që do të ndodhë është liria e plotë dhe fitorja”, tha Netanyahu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?