Netanyahu nuk lëshon “pe”: Gaza do të jetë nën kontrollin e Izraelit, edhe pas luftës
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një takimi me krerët e autoriteteve kufitare të enklavës së rrethuar, thotë se Gaza do të jetë nën kontrollin e Izraelit edhe pas luftës.
Ai gjithashtu theksoi se do të ketë një çmilitarizim të plotë të Rripit të Gazës, për të siguruar që të mos ketë kërcënim për qytetarët izraelitë, duke folur për rrjetin televiziv ABC .
“Ne do të kemi përgjegjësi për sigurinë në Gaza për një kohë të pacaktuar”, shtoi ai.