Netanyahu paralajmëron Hamasin: Kemi çmontuar 2/3 e forcës ushtarake në Rripin e Gazës

”Izraeli ka çmontuar pothuajse dy të tretat e forcës ushtarake të Hamasit në Rripin e Gazës”, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke u zotuar se lufta do të vazhdojë deri në “fitoren totale”.

“Ka dy pjesë në operacionin ushtarak: E para është shpërbërja e batalioneve të Hamasit”,- tha Netanyahu në një konferencë shtypi në Tel Aviv. “Deri më tani 16 ose 17 nga 24 janë shkatërruar”,-pohoi ai.

Duke treguar një foto të një ushtari të vrarë, Netanyahu u zotuar se operacionet ushtarake do të vazhdojnë derisa Hamasi të mposhtet dhe pengjet e mbajtura në Rripin e Gazës të lirohen.

SHKARKO APP