Netanyahu shkurton vizitën në SHBA pas sulmit vdekjeprurës në Izrael

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka shkurtuar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe eshte kthyer në Izrael pas një sulmi që shkaktoi vdekjen e të paktën 12 fëmijëve dhe të rinve.

Zyra e Netanyahut tha se ishte informuar për sulmin në qytetin Majdal Shams, në lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli.

Ushtria izraelite (IDF) fajëson milicinë e Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Libanin jugor për sulmin me raketa. IDF tha se një raketë goditi Majdal Shams. Hezbollahu ka mohuar përgjegjësinë për vdekjet.

“Menjëherë pasi mësoi për fatkeqësinë në Majdal Shams, kryeministri Benjamin Netanyahu urdhëroi që kthimi i tij në Izrael të shpejtohej”, thuhet në një postim në X nga zyra e Netanyahut.

Netanyahu ka qenë në SHBA që nga e hëna për të marrë mbështetje për luftën e tij kundër Hamasit në Gazë. Ai takoi të dy kandidatët për zgjedhjet presidenciale në nëntor, zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe ish-presidentin Donald Trump. //a.i/ ATSH

SHKARKO APP